TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Në Librazhd është organizuar një koncert për festat e fundvitit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga atmosfera festive ku qytetarët i janë bashkuar festës në qendër të qytetit, duke kaluar disa orë argëtimi nën ritmin e muzikës popullore dhe asaj moderne.
Atmosfera e krijuar nga artistët e njohur duket se ka gjallëruar qytetin e Librazhdit, ndërsa banorët për disa orë kanë kënduar dhe kërcyer së bashku me artistët.
Po ashtu, atmosfera festive e krijuar nga zbukurimet dhe dritat shumëngjyrëshe kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Librazhdit, por edhe vizitorëve të ndryshëm.
/r.e/
