TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Monedhat e huaja fituan terren në kursin e këmbimit me lekun, në ditën e fundit të muajit dhjetor.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 94,26 lekë, ose 0,22 lekë më shumë se një ditë më parë.
Një euro u ble me 98,15 lekë, ose 0,01 lekë më tepër se ditën e hënë, ndërsa paundi britanik u këmbye me 118,16 lekë, ose 0,21 lekë më pak.
Franga zvicerane këmbehet sot me 104,27 lekë në të njëjtën vlerë sa një ditë më parë.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 94.26 | +0.22 | |
| Euro | EUR | 98.15 | +0.01 | |
| Poundi Britanik | GBP | 118.16 | -0.21 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.27 | 0.00 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 60.11 | +0.52 | |
| Dollari Australian | AUD | 58.54 | -0.04 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 65.56 | +0.19 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.56 | 0.00 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.32 | +0.04 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.16 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 122.93 | +0.29 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 246189.21 | +580.24 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2725.74 | -39.04 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.91 | +0.03 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.84 | -0.02 | |
| Lira Turke | TRY | 2.68 | +0.02 | |
/a.f/
