Agjencia Telegrafike Shqiptare

Dëbora në Shebenik-Jabllanicë tërheq turistët

TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ Reshjet e borës në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë tërheqin turistë në këto ditë të fundit të dhjetorit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga ngjitja e turistëve në Majën e Rreshpës, në lartësinë 2 262 metër mbi nivelin e detit, për të shijuar nga afër dëborën e parë për këtë vit.

Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik – Jabllanicë, shtrihet në verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit dhe ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësore ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet.

Parku shtrihet brenda kufijve të Bulqizës, Steblevës me rrugën Librazhd – Dorëz, ura e lumit Rrapun, pranë fshatit Zagosht, Shkalla e Lunikut, fshati Llangë dhe Fushë-Studen.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version