TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u ndal sot në konferencën për shtyp të fundvitit me gazetarët tek mbrojtja sociale, duke theksuar se “ka vazhduar të rritet asistenca nga afër e personave në nevojë për asistencë dhe janë faktikisht, futur tanimë në këtë proces edhe organet e pushtetit vendor”.
Rama theksoi se qeveria do të vijojë mbështetjen për nënat e papuna.
“Rreth 9200 nëna mbështeten drejtpërdrejt nga shteti për shkak se janë të papuna dhe ndërkohë kanë tre fëmijë për të rritur”, theksoi Rama.
Kreu i qeverisë u ndal edhe tek bonusi i bebes, program që ka në fokus të mbështesë familjet të cilat jetojnë dhe kontribuojnë në Republikën e Shqipërisë, duke i dhënë atyre një shpërblim financiar për të përballuar shpenzimet e lidhura me sjelljen në jetë të fëmijëve.
“Programi i bonusit të bebes ka arritur këtë vit në 227 mijë përfitues në total”, tha Rama.
/k.s/j.p/
