Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kurti: Ky vit do të hyjë në historinë ekonomike të Kosovës, u arrit 10 miliardëshi

Kurti: Ky vit do të hyjë në historinë ekonomike të Kosovës, është arritur 10 miliardëshi

PRISHTINË, 30 dhjetor/ATSH/ Viti 2024 do të hyjnë në historinë ekonomike të Kosovës, si viti në të cilin është arritur 10 miliardëshi. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën vjetore të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ku u shpalosen mbështetja e bizneseve gjatë vitit 2024 dhe planet për vitin 2025.

Kryeministri Kurti duke folur për rritjen ekonomike, tha se Kosova ka treguar një rritje mesatare prej 6.6.% përgjatë katër viteve. Sipas tij, këtë rritje ekonomike e kanë ndarë me fëmijët, nënat, pensionistët, studentët dhe bizneset.

Ministrja e Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari u shpreh se Kosova me treguesit ekonomik në rritje është më mira në rajon.

Si sukses për vitin 2024, ajo e ndau edhe marrëveshjen me CEFTA-në dhe përfaqësimin e Kosovës pa UNMIK-un.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm në KIESA, Zef Dedaj thotë se përgjatë vitit 2024 si KIESA kanë mbështetur rreth 500 biznese në vlerë prej 7.3 milionë euro.

/Kosovapress/a.f/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version