Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kupa e Shqipërisë, përcaktohen datat dhe oraret e ndeshjeve të fazës 1/8

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 dhe 15 janar 2025.

Komisioni i Ligave dhe Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka zyrtarizuar datat dhe oraret e takimeve.

Më 14 janar janë planifikuar dy ndeshje, ndërsa gjashtë takimet e tjera do të luhen një ditë më pas, më 15 janar.

Në këtë fazë të Kupës do të marrin pjesë edhe ekipet e renditura nga vendi i parë deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” gjatë sezonit 2023-2024.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version