Agjencia Telegrafike Shqiptare

Nisma “Dhuro një lodër”, Manastirliu: Shembull solidariteti për nxënësit me aftësi të kufizuara në dëgjim

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu solli sot në vëmendje një nismë të veçantë të ndërmarrë nga nxënësit e shkollave në kryeqytet, që edhe këtë vit kanë treguar me shembuj solidariteti se në ditët festive janë më pranë atyre që kanë nevojë.

Nismës “Dhuro një lodër”, i janë bashkuar këtë herë, nxënësit e shkollës “Lasgush Poradeci” në Tiranë që “kanë treguar një shembull solidariteti dhe dashurie me dhuratat për bashkëmoshatarët e tyre me aftësi të kufizuara në dëgjim, duke përcjellë gëzimin e festave”.

“Festat e fundvitit bëhen më të bukura kur ndihmojmë njëri-tjetrin”, shkruan Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version