Agjencia Telegrafike Shqiptare

GJEORGJI – Protestat vazhdojnë edhe pas betimit të presidentit të ri

TBILISI, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Demonstruesit properëndimorë vazhduan protestat e tyre antiqeveritare në Gjeorgji deri në mbrëmjen e së dielës.

Disa orë pas betimit të diskutueshëm të ish-futbollistit Mikheil Kavelashvili si president i ri i Gjeorgjisë, turma të mëdha u mblodhën në qendër të kryeqytetit, Tbilisi, për të protestuar kundër linjës anti-evropiane të qeverisë.

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë demonstruar çdo ditë për një kthim në linjën pro-BE të vendit dhe një përsëritje të zgjedhjeve parlamentare të tetorit, në të cilat partia kombëtare konservatore Ëndrra Gjeorgjiane në pushtet u shpall fituese.

Partia, e themeluar nga miliarderi Bidzina Ivanishvili, kishte pezulluar negociatat e pranimit në BE deri në vitin 2028, duke shkaktuar protesta.

Ish-kreu i shtetit pro-perëndimor, Salome Zourabichvili, nuk e njeh zgjedhjen e Kavalaishvilit më 14 dhjetor dhe, i mbështetur nga protesta masive, bën thirrje për zgjedhje të reja. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version