Agjencia Telegrafike Shqiptare

GJENEVE- OBSH: Spitali i fundit në Gazën veriore është jashtë shërbimit

GJENEVE, 28 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Institucioni i fundit i madh shëndetësor në Gazën veriore, Kamal Adwan është “jashtë shërbimit” pas bastisjeve dhe inkursioneve nga ushtria izraelite, deklaroi Organizata Botërore e SHëndetësisë (OBSH).

”Spitali u shndërrua në një fushë beteje për orë të tëra, duke lënë të vdekur mbi 50 persona”, shton ajo.

”Ushtria izraelite, në kërkim të terroristëve të Hamasit, hyri në një ndërtesë aty pranë dhe i vuri flakën, ndërsa urdhëroi evakuimin e spitalit vetëm 15 minuta para sulmit”, theksoi ajo. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version