Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rama ndan pamje nga atmosfera festive në Vlorë

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Dekori festiv i shtrirë në të gjitha rrugët i ka dhënë një pamje mahnitëse qytetit bregdetar të Vlorës, që pret mijëra turistë gjatë sezonit veror, por edhe në stinët e tjera të vitit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga atmosfera e ngrohtë që ofron Vlora për festat  e fundvitit.

Pamje spektakolare ofron edhe bregu i Lungomares, ku reflektimi i dritave mbi det shumëfishon ngjyrat festive.

Përgjatë këtyre ditëve festive bashkia e Vlorës organizon aktivitete të ndryshme kulturore, që ndezin akoma më shumë atmosferën e festave të fundvitit.

/k.s//a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version