Agjencia Telegrafike Shqiptare

Osamu Suzuki, manjati japonez i industrisë së automobilave vdes në moshën 94-vjeçare

TOKIO, 27 dhjetor /ATSH-DPA/- Manjati japonez i biznesit dhe ish-presidenti i “Suzuki Motor Corporation”, Osamu Suzuki, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, njoftoi sot kompania.

Ai shërbeu si president, kryetar ose shef ekzekutiv i “Suzuki Motor Corporation” që nga viti 1978.

Në shkurt 2021, kompania japoneze e prodhimit të automjeve njoftoi se Suzuki do të tërhiqej nga posti në qershor 2021 dhe do të bëhej këshilltar.

Me më shumë se tre dekada si kreu i kompanisë, Suzuki raportohet të jetë një nga liderët më jetëgjatë në industrinë globale të automobilave.

Suzuki vlerësohet për transformimin e “Suzuki Corporation” në një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të makinave të vogla në botë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version