Agjencia Telegrafike Shqiptare

Jole: Fluks normal në pikat e kalimit kufitar në Qafë Thanë dhe Kapshticë

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, bëri të ditur për ATSH-në se në dy pikat e kalimit kufitar të këtij qarku, atë të Qafë Thanës dhe të Kapshticës po punohet për të pasur një fluks normal të personave që kapërcejnë kufirin në të dyja drejtimet.

Në PKK Qafë Thanë aktualisht po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 3 sportele në dalje.

Ndërsa në PKK Kapshticë punohet me 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.

Ndërkohë nga këto pika kufitare raportohet se ndonëse jemi në prag të festës së ndërrimit të viteve, nuk ka kolona dhe pritje të gjata pasi dhe vihet re një fluks normal.

/e.r/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version