Agjencia Telegrafike Shqiptare

Reshjet e dëborës, ARRSH: Vijon pastrimi i rrugëve, qarkullimi i mjeteve vijon normalisht

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur sot se gjatë natës kanë vazhduar reshjet e borës në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit.

Në zonën juglindore në rrugën e Dardhës dhe të Voskopojës ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët shoqëruar me rënie temperature deri në -6 °C.

Sipas njoftimit të ARRSH-së, grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë bërë për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat, duke siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht në të gjitha akset.

ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version