Agjencia Telegrafike Shqiptare

GJENEVË – Shefi i OBSH-së Tedros përfshihet nga sulmi izraelit në aeroportin e Jemenit

GJENEVË, 26 dhjetor /ATSH-DPA/- Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përfshirë shefin e saj të përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesusu u përfshinë nga një sulm izraelit sot në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Jemenit, Sana’a.

“Ndërsa ishim gati të hipnim në avionin tonë nga Sana’a, rreth dy orë më parë, aeroporti u bombardua nga sulme ajrore”, shkroi shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në X.

“Një nga anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit tonë u plagos. Të paktën dy persona u raportuan të vrarë në aeroport. Kulla e kontrollit të trafikut ajror, salla i nisjes – vetëm disa metra nga vendi ku ndodheshim – dhe pista u dëmtuan”, shtoi ai.

“Anëtarët e delegacionit të OKB-së dhe OBSH-së nuk jane plagosur dhe jane të sigurt”, tha ai.

“Ngushëllimet tona të përzemërta për familjet, të dashurit e të cilëve humbën jetën gjatë sulmit”, shkroi Tedros.

Ushtria izraelite konfirmoi se kishte sulmuar infrastrukturën që i përkiste milicisë “Houthi” në Jemen, duke përfshirë aeroportin. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version