Agjencia Telegrafike Shqiptare

Dhjetori në Sarandë, Rama ndan pamje nga magjia e festave në qytetin bregdetar

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Dritat e festave janë ndezur edhe në qytetin bregdetar të Sarandës këtë dhjetor, duke sjellë atmosferën e magjisë së fundvitit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në Facebook, pamje nga zbukurimet për festat e dhjetorit në qendër të qytetit të Sarandës ku zhvillohen koncerte të shumta.

Fëmijë dhe qytetarë mblidhen çdo natë në sheshin qendror të qytetit bregdetar, ku ndodhet pema e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, duke festuar ndezjen e dritave shumëngjyrëshe si dhe duke shijuar shfaqjen me këngë e kërcime.

Dekori i këtij viti është shtrirë gjithashtu përtej qendrës dhe këtë vit ka risi që mbeten për t’u zbuluar si nga banorët, ashtu edhe turistët e shumtë që vizitojnë këtë qytet në çdo periudhë të vitit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version