Agjencia Telegrafike Shqiptare

BRUKSEL – NATO kërkon nisjen e hetimeve pas rrëzimit të avionit azer

BRUKSEL, 26 dhjetor /ATSH-ANSA/- NATO kërkon një hetim të plotë lidhur me shkaqet e rrëzimit të avionit të Azerbajxhanit, ku humbën jetën 38 persona.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe viktimat e avionit të linjës ajrore të Azerbajxhanit”, shkroi zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah në një postim në X.

“I urojmë të plagosurve në aksident shërim të shpejtë dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë”, shtoi ajo.

26 dhjetori është shpallur ditë zie kombëtare në Azerbajxhan.

Presidenti Ilham Aliyev nënshkroi një urdhër më 25 dhjetor për të mbajtur zi për rrëzimin tragjik të avionit të pasagjerëve ”Embraer 190”, që kryente fluturimin Baku-Grozny pranë qytetit Aktau.

Një numër i konsiderueshëm njerëzish kanë humbur jetën dhe janë plagosur gjatë aksidentit. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version