Vengu uron Krishtlindjen: Krenari për gjithë familjen e madhe të mbrojtjes
Arlinda Gjonaj
TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përcolli sot një urim për Krishtlindjen Forcave të Armatosura.
”Mirënjohje dhe krenari për gjithë familjen e madhe të mbrojtjes. Një urim të posaçëm për të gjithë ju që sakrifikoni në vijë të parë sepse doni dhe mbroni ata që lini pas”, u shpreh Vengu.
Për ju dhe familjet tuaja, vijon mesazhi i ministrit për shumë mot Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2025.
/a.f/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.