Agjencia Telegrafike Shqiptare

VATIKAN – Papa Françesku hap “Derën e Shenjtë” për të përuruar Jubileun e Shpresës 2025

VATIKAN, 25 dhjetor /ATSH-AA/ – Papa Françesku hapi “Derën e Shenjtë” të Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan për Vitin Jubilar të Shpresës 2025, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e Vatikanit të martën mbrëma.

Jubileu, një ngjarje historike që zhvillohet çdo 25 vjet, do të përfundojë me mbylljen e Derës së Shenjtë më 6 janar 2025, në “Solemnitetin e Epifanisë së Zotit”.

Origjina e zakonit shkon tek Papa Martin V, i cili, për Jubileun e Jashtëzakonshëm në 1423, hapi një derë të shenjtë për të hyrë në Bazilikën Laterane në Romë.

Në Bazilikën e Shën Pjetrit, kjo traditë filloi për herë të parë për jubileun e vitit 1450.

Sipas traditës biblike, viti jubilar është një vit i veçantë i faljes së mëkateve, borxheve dhe faljes universale.

Tema e vitit jubilar 2025 do të jetë “Pelegrinët e Shpresës”.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version