Agjencia Telegrafike Shqiptare

Hasani urim për Krishtlindjen: Qoftë mirësia dhe dhembshuria udhëheqëse në jetët tona

Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Ministri për Evropën dh Punët e Jashtme Igli Hasani përcolli sot një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë anembanë botës në ditëne Krishtlindjes.

“Gëzuar Krishtlindjen! Qoftë mirësia dhe dhembshuria udhëheqëse në jetët tona sot e çdo ditë”, uroi Hasani.

Besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e shënuar në kalendarin e festave fetare, ditën e lindjes së Jezu Krishtit, ndërsa katolikët mbajnë meshën mesnatën e sotme ndërsa besimtarët ortodoksë mblidhen në kishë ditën e nesërme, për t’ia lënë vendin më pas festimeve familjare.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version