MADRID, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Dy persona janë zhdukur, pasi një anije mallrash ruse me një ekuipazh prej 16 personash u mbyt në brigjet e Mesdheut të Spanjës, ndërsa thuhet se ishte në një mision sekret për të furnizuar trupat ruse në Siri.
”14 anëtarët e tjerë të anijes së ngarkesave ‘Ursa Major’ u shpëtuan të hënën në mbrëmje pasi një shpërthim goditi anijen”, njoftoi gazeta ”La Opinión de Murcia” dhe media të tjera.
Ministria e Jashtme ruse konfirmoi incidentin, duke thënë se anija u mbyt në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut pas një shpërthimi në dhomën e motorit.
Mediet ruse thanë se anija e mallrave, 142 metra e gjatë, ishte një anije furnizimi për trupat ruse në Siri.
Mediet spanjolle raportuan se shpërthimi ndodhi rreth mesditës së së hënës midis qytetit port të Aguilas në Spanjën juglindore dhe Oran, një qytet në Algjeri.
Operacioni i shpëtimit u zhvillua në ujërat pranë Kartagjenës./ /os/
