Agjencia Telegrafike Shqiptare

PARIS – Evakuim në Eiffel për shkak të një qarku të shkurtër

PARIS, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kulla Eiffel u evakuua përkohësisht sot, pasi një qark i shkurtër ndodhi në monumentin parizian.

”Alarmi i zjarrit u ndez në mëngjes për shkak të një qarku të shkurtër në boshtin e ashensorit”, raportoi transmetuesi francez BFMTV.

Problemi ndodhi midis katit të dytë dhe majës së Kullës Eiffel.

Vizitorët nuk ishin në asnjë rrezik.

”Monumenti me famë botërore do të rihapej më vonë gjatë ditës – por vetëm deri në katin e dytë”, raportoi gazeta ”Le Parisien”.

Shkaku i qarkut të shkurtër fillimisht ishte i paqartë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version