Agjencia Telegrafike Shqiptare

Forca Detare feston sot 99-vjetorin e krijimit, shtyllë kyçe për sigurinë kombëtare e rajonale

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Në Portin e Vlorës u organizua ceremonia që shënoi 99 vite histori, përkushtim dhe sakrifica për mbrojtjen e sovranitetit të ujërave tona.

“Ndërsa ky përvjetor na afron drejt jubileut të madh të 100 viteve, Forca Detare vazhdon të modernizojë kapacitetet e saj dhe të forcojë bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë, duke mbetur një shtyllë kyçe për sigurinë kombëtare dhe rajonale”, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Gjatë këtyre viteve, me mbështetjen e partnerëve NATO dhe SHBA, Forca Detare ka bërë hapa para për realizimin e misionit kushtetues, mbrojtjen dhe zbatimin e ligjshmërise detare, mbajtjen në kontroll të kësaj hapësire nëpërmjet sistemit të ri të vëzhgimit të saj, si dhe krijimin e kapaciteteve te nevojshme operacionale për planifikimin dhe zhvillimin e operacioneve humanitare në ndihmë të komunitetit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version