Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Trump: Dua të takoj Putinin sa më shpejt të jetë e mundur

UASHINGTON, 23 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Donald Trump la të kuptohet sot se ai mund të takohet me Vladimir Putin në fillim të presidencës së tij.

Duke folur në ngjarjen ”Turning Point USA” në Phoenix, Arizona, manjati përsëriti se donte t’i jepte një fund “të shpejtë” luftës në Ukrainë.

“Një nga gjërat që dua të bëj shpejt është të takohem me presidentin Putin dhe të biem dakord për shumë çështje”, theksoi ai.

Dje presidenti rus Vladimir Putin u takua me kryeministrin sllovak Robert Fico në Kremlin.

Në qendër të takimit ishte çështja e tranzitit të gazit rus./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version