TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Qeveria ka rritur rritur fondin e financimit për të mbështetur të gjithë fermerët përfitues të Skemës Kombëtare 2024.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një postim në rrjete sociale, bëri të ditur se me aktin normativ të fundvitit, mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë arrin në një total prej 5,2 miliardë lekë.
“Janë 67 100 fermerë përfitues, ku 52 195 prej tyre përfitojnë naftë dhe do të disbursohen 100%”, tha ministrja.
Denaj informoi se, për të tretin vit radhazi, sigurojmë 100% pagesa për fermerët e kualifikuar të Skemës Kombëtare direkte, teksa vuri në dukje se mbështetja për bujqësinë dhe fermerët do të vijojë.
Në Skemën Kombëtare 2024 ofrohet mbështetje për: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fermat organike, certifikimi Global Gap, fara, fidanë dhe inpute të tjera, bimët mjekësore – aromatike, si edhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
Qëllimi i këtyre masave është ulja e kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit vendas.
Ministrja Denaj, ndau në rrjete sociale historinë e Sado Metushit nga Boçova e Fierit, që në moshën 70-vjeçare vijon me pasion mbarështimin e të imtave.
Denaj tha se, ai mbarështon 400 krerë dele dhe 350 qengja, duke përfituar mbështetje 100% nga Skema Kombëtare për Blegtorinë dhe Naftën.
Matoshi tregon se është përfitues i mbështetjes me subvencione për disa vite me radhë.
“Unë kam aplikuar dhe kam marrë financim nga shteti për blegtorinë, por dhe subvencionim të naftës që përdor në bujqësi”, u shpreh ai.
Skema e Mbështetjes në Bujqësi është një politikë e qeveria që do vijojë të financojë drejtpërdrejtë fermerët në të gjithë vendin.
/a.g/
