Agjencia Telegrafike Shqiptare

Balluku e Kumbaro: Investime në infrastrukturë me fokus turizmin

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro zhvilluan një takim me aktorët e sektorit të turizmit.

Ministrja Kumbaro e cilësoi një mundësi të mirë për të vlerësuar sinergjinë pozitive të krijuar nga një sezon turistik i suksesshëm.

Sipas saj, projektet madhore në infrastrukturë dhe energjetikë edhe gjatë vitit 2025 do të vijojnë të kenë në fokus mbështetjen dhe sigurimin e kushteve optimale për një sektor sa më të suksesshëm turistik.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version