Agjencia Telegrafike Shqiptare

Himarë, Rama ndan titujt e pronësisë: Themel për forcimin e ekonomisë

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Himarë, ku është duke shpërndarë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat Kadastrale me probleme kronike, duke përmbyllur kështu zotimin për këto objekte.

I pranishëm në shpërndarjen e titujve të pronësisë është dhe Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qeveria shumë shpejt do të ndërmarri projekteve të reja në Himarë, për të rritur cilësinë e jetës së banorëve të kësaj zone. “Po diskutojmë për një projekt të madh për një parkim të madh nëntokësor tek fusha e sportit, ku do mund të akomodohen shumë mjete”, tha Rama, i  cili paralajmëroi dhe ndërhyrje në qendër të Himarës.

Po ashtu Rama tha se “besoj që, i kemi të gjitha arsyet që të jemi shumë optimistë për të nesërmen dhe kjo që po bëjmë sot është forcim i themelit të ekonomisë së të nesërmes me hipotekimin e gjithë shtëpive të trashëguara. Patjetër që edhe me ecjen përpara me një ritëm tjetër të procesit të dhënies së titujve të pronësisë mbi tokën, do të rrisim edhe më shumë energjinë e të gjithë territorit të bashkisë dhe do të krijojmë premisa më të forta për të pasur një zhvillim gjithëpërfshirës.”

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version