Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e diel, 22 dhjetor

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, si pasojë e masave ajrore relativisht të thata dhe më të ngrohta me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura, me këto të fundit kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat në mesditë dhe pasdite do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në formën e pikave.

Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit, kryesisht në zonat luginore të vendit.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10- 17 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/13 Diell re
Kukës -5/7 Diell re
Lezhë -1/10 Diell re
Dibër -6/8 Diell re
Durrës 2/14 Diell re
Tiranë 2/13 Diell re
Elbasan -1/12 Diell re
Berat -1/13 Diell re
Vlorë 2/12 Diell re
Korçë -4/7 Diell re
Gjirokastër -3/11 Diell re
Sarandë 2/15 Diell re

                           

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version