Agjencia Telegrafike Shqiptare

BRAZIL – Të paktën 38 të vdekur në një aksident me autobus

SAN PAOLO, 22 dhjetor /ATSH-AFP/- Të paktën 38 persona kanë vdekur dje në një aksident me autobus në Brazilin juglindor, thanë zyrtarët.

“Kjo është një tragjedi e tmerrshme”, tha presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva.

“Ngjarja në shtetin Minas Gerais, ku një autobus mori flakë pasi u përplas, ishte aksidenti më i rëndë në autostradat federale të Brazilit që nga viti 2007”, tha Policia Federale e Autostradave (PRF).

Policia civile konfirmoi 38 të vdekur dhe nëntë të plagosur – të cilët po trajtoheshin në spital.

Mes të vdekurve ishte shoferi i autobusit dhe të paktën një fëmijë.

“Sipas informacioneve paraprake, një bllok graniti mund të ketë dalë nga një kamion që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke goditur autobusin”, tha PRF në një deklaratë.

“Shoferi i kamionit u largua nga vendi i ngjarjes, thanë zjarrfikësit.

Zjarrfikësit, fillimisht raportuan se një nga gomat e autobusit kishte shpërthyer – duke bërë që shoferi të humbiste kontrollin dhe të godiste një kamion – rreth orës 4:00 të mëngjesit.

“Një tjetër automjet goditi gjithashtu autobusin nga pas, por pasagjerët e tij mbijetuan”, thanë zyrtarët. //a.i/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version