Agjencia Telegrafike Shqiptare

SHBA – Biden shpreh ngushëllimet për sulmin ‘e neveritshëm’ në Magdeburg

UASHINGTON, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Joe Biden ka shprehur ngushëllimet e tij pas “sulmit të tmerrshëm” në një treg Krishtlindjesh në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut dje në mbrëmje.

“Asnjë komunitet – dhe asnjë familje – nuk duhet të durojë një ngjarje kaq të neveritshme dhe të errët, veçanërisht vetëm disa ditë para festës së gëzimit dhe paqes” theksoi Biden në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Ekipi im ka qenë në kontakt të ngushtë me zyrtarët gjermanë. Ne e kemi bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë të gjitha burimet dhe ndihmën në dispozicion nëse është e nevojshme”

Biden tha se SHBA “do të qëndrojë gjithmonë me aleatët tanë kundër terrorit të dhunshëm”.

Pesë persona, duke përfshirë një fëmijë nëntë vjeçar, u vranë dhe 200 u plagosën kur një makinë përshkoi turmën në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të premten në mbrëmje, sipas autoriteteve. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version