Agjencia Telegrafike Shqiptare

KFOR-i përfundon stërvitjen e reagimit të shpejtë në Pejë

PRISHTINË, 21 dhjetor /ATSH/ Ushtarët e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it përfunduan sot stërvitjen e përbashkët të evakuimit me operacione për sigurimin e objektivave të ndjeshëm, me qëllim ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie në sinergji me homologët e tyre aleatë.

Ushtrimi përfshiu ushtarë kroatë nga Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale Perëndimore të vendosur në komunën e Pejës, duke simuluar një skenar ndërhyrjeje të forcës së reagimit të shpejtë, me qëllim evakuimin e një ekipi ndërlidhës monitorimi italian.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, në çdo kohë.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version