TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg në Gjermani, ku një makinë u fut me shpejtësi në mes të turmës duke marrë njerëzit para.
Hasani nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter shkruan: “Thellësisht të tronditur nga lajmi për sulmin mizor në Magdeburg, i cili ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë një periudhe që duhej të ishte e gëzueshme”.
“Zemrat tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkruan më tej Hasani.
Sipas informacioneve paraprake nga Ministria e Jashtme, deri më tani nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar.
/a.f/
