Agjencia Telegrafike Shqiptare

Superliga, “Elbasani” thellon krizën te “Skënderbeu”

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Në Korçë u çel sot sipari i javës së 19-të i Superligës shqiptare të futbollit me sfidën Skënderbeu-Elbasani.

Verdheblutë triumfuan me rezultatin 2-0 në fund të 90-të minutave, duke zhytur edhe më shumë në krizë korçarët, që janë në vendin e fundit dhe mbyllin këtë vitin 2024 një hap larg rënies nga kategoria. Ujqërit e dëborës këtë sezon janë duke shfaqur një formë aspak të mirë me rezultate tejet zhgënjyese dhe pritet që në janar drejtuesit e klubit korçar të ndërhyjnë në merkato për të ndryshuar fatin e sezonit dhe të për shpëtuar skuadrën nga rënia nga kategorie.

Nga krahu tjetër, Elbasani ka rigjetur rrugën e fitores. Kjo është fitorja e parë për trajnerin Ivan Gvozdenoviç në stolin e verdhebluve dhe vjen ndaj ish-skuadrës së tij. Ndeshja në pjesën e parë foli për vendasit, teksa verdheblutë ishin me agresivë në fraksionin e dytë të lojës. Lleshi zhbllokoi rezultatin në minutën e 65-të, duke shënuar pas një topi të kthyer nga portieri Alia, nga gjuajtja e Qoses. Skënderbeu provoi të reagonte, por e kishte të vështirë për të thyer mbrojtjen e Elbasanit. Në minutën e 91-të, ishte Ze Gomes, i cili vulosi takimin në 2-0, duke shënuar pas një pasigurie në zonë.

Ndryshe shfaqet situata tek Elbasani. Verdheblutë pas një nisje sezoni të shkëlqyer, pati një rënie të performancës dhe tashmë ndodhet në vendin e 5-të me 25 pikë dhe shpreson zonën “Final Four”.

Rezultatet dhe kalendari i javës 19

Klasifikimi:

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version