ZAGREB, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një sulm me një objekt të mprehtë në një shkollë në kryeqytetin kroat, Zagreb ka shkaktuar vdekjen e një nxënësi, deklaroi ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviç.
”Tre fëmijë të tjerë dhe një mësues u plagosën në sulm dhe u dërguan në spital”, theksoi Bozhinoviç.
Mediat lokale kishin raportuar më parë për gjithsej shtatë të plagosur në një sulm me thikë.
”Një i dyshuar 19-vjeçar është arrestuar dhe thuhet se po ashtu është në spital”, sipas Bozhinoviçit.
”Burri dihet se vuante nga çrregullime mendore dhe u plagos me thikë pas sulmit. Fillimisht ishte e paqartë nëse sulmi ndodhi në një klasë apo në një korridor të shkollës”, shtoi ai.
Hetimet e policisë janë ende në vazhdim.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç shprehu “tmerrin” e tij për “tragjedinë”./ /os/
