Agjencia Telegrafike Shqiptare

Hyjnorja dhe tokësorja, së bashku në Galerinë e Artit Tiranë

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Mes simbolikash dhe shenjtorësh, mes ëngjëjsh dhe kerubinësh, mes hyjnores dhe tokësores, Galeria e Artit Tiranë, çeli një ekspozitë-rrugëtim që përshkon botën ikonografike dhe historinë e artit shqiptar.

Ekspozita “Një rrugëtim mbi artin Hyjnor” / Shpirtërorja bashkëkohore” u çel mbrëmë në GAT, si bashkëpunim i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ekspozita përmban 39 vepra ikonografike prej shek.XV deri në fillim të shek. XX, të autorëve të ndryshëm, të mirënjohur në artin ikonografik si: Nikolla Onufri, Kostandin Shpataraku, Kostandin Jeromonaku, vëllezërit Zografi apo Nilu Jeromonaku.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Galerinë e Artit Tiranë, deri më 24 janar 2025. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version