Agjencia Telegrafike Shqiptare

GJERMANI – Dy viktima, pasi një makinë përplaset me turmën në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg

MAGDEBURG, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Të paktën dy persona – një i rritur dhe një fëmijë i vogël – u vranë në sulmin e dyshuar të përplasjes me makinë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, deklaroi kryeministri i landit të Saksoni-Anhalt.

Raportohet se ka të paktën edhe midis 60 dhe 80 të plagosur.

Magdeburgu është rreth 150 kilometra në perëndim të Berlinit.

Policia arrestoi drejtuesin e makinës.

”I dyshuari i arrestuar ka lindur në vitin 1974 në Arabinë Saudite dhe punonte si mjek”, sipas ”Die Welt”.

Burri udhëtoi rreth 400 metra në turmë me makinën e tij, të cilën me sa duket e kishte marrë me qira pak më parë.

”Autoritetet lokale dyshojnë se ishte një sulm terrorist”, shkruan agjencia dpa në llogarinë e saj në X.

”Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Ne jemi në krah të tyre dhe në krah të banorëve të Magdeburgut”, ka shkruar kancelari Scholz në profilin e tij X në të cilin shprehet edhe “falenderimi për punonjësit e shpëtimit të angazhuar në këto orë ankthi”./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version