Agjencia Telegrafike Shqiptare

BRUKSEL – NATO dënon sulmet ruse në Kiev kundër selive diplomatike të disa vendeve

BRUKSEL, 20 dhjetor /ATSH-ANSA/ – NATO dënoi sot sulmet ruse në Kiev kundër selive diplomatike të disa vendeve.

“Ne dënojmë sulmet e sotme nga Rusia ndaj Kievit dhe dëmet e shkaktuara në selitë diplomatike të disa vendeve”, shkroi në X zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhallah.

”Ne i bëjmë thirrje Rusisë që menjëherë të ndërpresë të gjitha sulmet kundër civilëve ukrainas dhe infrastrukturës civile dhe t’i japë fund në luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës”, thekson ajo./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version