Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kosovë, lansohet platforma online për raportimin e korrupsionit

PRISHTINË, 19 dhjetor/ATSH/ Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në mbështetje nga UNDP në Kosovë, ka lansuar platformën online për raportimin e korrupsionit.

Kjo platformë do të shfrytëzojë masat e teknologjisë për parandalim të korrupsionit.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj tha se ky është një hap i rëndësishëm, i cili sipas tij tregon që teknologjia mund të vihet para sundimit të ligjit dhe parandalimit të korrupsionit.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Parlamentar Mbikëqyrës i APK, Adnan Rrustemi shtoi se çdo raportim i korrupsionit në këtë platformë është një hap drejt një shoqërie më të drejtë.

Gjithashtu, zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i UNDP ne Kosovë, Dudley Tarlton u shpreh se UNDP ka mbështetur APK-në në mënyrë qe të heq rreziqet në lansim të kësaj platforme.

Në fund, u prezantua edhe aplikacioni për raportimin e korrupsionit. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version