BERLIN, 19 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për të diskutuar luftën në Ukrainë.
”Të dy liderët ranë dakord që lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka zgjatur shumë dhe se është e rëndësishme të marrim rrugën drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit pas telefonatës.
”Kancelari gjerman përsëriti synimin e tij për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës në mbrojtjen e saj kundër Rusisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha Hebestreit.
Telefonata ishte shkëmbimi i dytë i Scholz me Trump që nga fitorja e tij në zgjedhje në fillim të nëntorit. Trump do të marrë detyrën më 20 janar.
Fakti që Scholz foli tashmë dy herë me presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara para se të merrte detyrën nuk është zakon. /os/
