Agjencia Telegrafike Shqiptare

Braçe: Anulim gjobave për ndërtimet në fshat, nga 1 janari i 2015-ës e deri më 30 nëntor

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ka propozuar Kuvendit anullimin e gjobave të vendosura nga 1 janari i 2015-ës e deri në 30 nëntor 2024 për ndërtimet pa leje për banim dhe në bujqësi, në zonat rurale.

Braçe bëri të ditur se në projektligj janë përfshirë ndërtime e procese ndërtimore, kryer në kundërshtim me ligjin, për qëllime strehimi individual në fshat dhe qytet, për qëllime të punës dhe në funksion të prodhimit, grumbullimit, magazinimit, ruajtjes, përpunimit, tregtimit, eksportit.

Sipas Braçes, projektligji parashikon edhe anulimin e të gjitha masave administrative (gjobat) të vendosura gjatë kohës së pandemisë, për mosrespektim të rregullave të vendosura për administrimin e COVID-19 dhe pasojave të tij.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version