Agjencia Telegrafike Shqiptare

Orjana Osmani emërohet zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit, lirohet Nina Guga

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave emëroi sot Orjana Osmanin, zëvendësministre të Arsimit dhe Sportit.

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, mbledhja është drejtuar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, me një vendim të veçantë u miratua po ashtu lirimi i Nina Gugës nga detyra e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit.

Nina Guga mbante postin e zv/ministres së Arsimit dhe Sportit që prej dhjetorit 2019.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version