Agjencia Telegrafike Shqiptare

KIEV – Zelensky: Nuk kemi forcë për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin

KIEV, 17 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Ukraina aktualisht nuk ka forca të mjaftueshme për të ripushtuar Donbasin dhe Krimenë me mjete ushtarake, ndaj mbështetet në diplomaci, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Në fakt, këto territore tani janë të kontrolluara nga rusët. Ne nuk kemi forcë për t’i ripushtuar ato”, shtoi ai.

”E vetmja gjë që na ka mbetur është të shtojmë presionin diplomatik të komunitetit ndërkombëtar për të detyruar Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve”, theksoi udhëheqësi ukrainas./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version