TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të ndihmojë Luis Meçjan, 14-vjeçarin që u plagos në konfliktin e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” nga një bashkëmoshatar, ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani.
Pas daljes nga spitali, futbollisti i akademisë së Dinamo City ka nevojë për fizioterapi. Luis Meçja do të trajtohet nga fizioterapistët e ekipit kombëtar në klinikën e specializuar në “Shtëpinë e Futbollit”. Shpenzimet do të mbulohen nga Federata e Futbollit gjatë gjithë trajtimit.
FSHF i uron shërim të plotë futbollistit Luis Meçja dhe rikthim sa më të shpejtë në fushë.
/k.s/j.p/
