Agjencia Telegrafike Shqiptare

Lëkundje tërmeti në Dibër, ndihen edhe në Tiranë

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Lëkundje tërmeti janë regjistruar rreth orës 18:01 në qarkun e Dibrës, njofton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 18:01.37 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës.

Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe Qarkut Dibër nuk raportohen dëme materiale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version