Agjencia Telegrafike Shqiptare

ITALI – Milano ndalon pirjen e duhanit në ambiente publike

MILANO, 17 dhjetor /ATSH-AA/ – Nga viti i ri qyteti i dytë më i madh i Italisë, Milano do të ndalojë pirjen e duhanit në ambiente të hapura.

Sipas medieve kombëtare, bashkia e Milanos, në kuadër të planifikimit të klimës dhe motit, vendosi të zgjerojë fushën e ndalimit të kufizuar të pirjes së duhanit që prezantoi për herë të parë në vitin 2021 për zonat e përbashkëta të jetesës si stadiumet, parqet, varrezat dhe stacionet e autobusëve.

Në kuadër të vendimit të fundit të bashkisë, nga data 1 janar 2025 do të ndalohet pirja e duhanit në ambiente publike.

Sipas rregullores së re, konsumimi i cigareve dhe produkteve të duhanit do të lejohet vetëm në zona të caktuara, me kusht që të ketë një distancë prej të paktën 10 metrash nga njerëzit e tjerë.

Ata që nuk respektojnë këtë rregull do të gjobiten nga 40 deri në 240 euro.

Disa prodhues dhe tregtarë të duhanit planifikojnë të kundërshtojnë ndalimin e ri në gjykatën rajonale, duke pretenduar se bashkia nuk ka autoritetin për të marrë një vendim të tillë.

Një vendim i ngjashëm me atë në Milano u vu në fuqi në Torino, një tjetër qytet industrial në veri, në muajin prill.

Bashkia e Torinos ndaloi pirjen e duhanit në ambiente të hapura kur ka persona të tjerë më pak se pesë metra larg./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version