Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rama: Po bëjmë çmos të rrisim prestigjin, pagat dhe kushtet për Policinë

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Gjatë një takimi me ish-punonjës të policisë, Gardës, AMP dhe shërbimit zjarrfikës, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të bëjnë çmos që të rrisin prestigjin, mbështetjen dhe pagat e Policisë se Shtetit.

“Çdo pagë që rritet është një lajm i mirë për fondin e pensioneve, sepse rritet. Policia e Shtetit është si një skuadër që edhe kur ndalon së luajturi je i lidhur me të.

Ne po bëjmë çmos që të rrisim prestigjin, mbështetjen, pagat e Policisë së Shtetit, të përmirësojmë kushtet dhe është e sigurt që të gjitha arritjet e Policisë së Shtetit që ne sot mund t’i numërojmë me krenari nuk mund të kishin ndodhur pa ju të gjithë, që keni qenë baza që është ndërtuar më tej Policia e Shtetit dhe një pjesë e juaj janë pedagogë, mësues”, tha Rama.

Rama theksoi se në “çdo hap do të bëjmë më të mirën dhe në çdo hap do të mendojmë dhe veprojmë për të sjellë në familjen tuaj gjithmonë e më shumë nga ekonomia jonë dhe rritja e saj”.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version