Agjencia Telegrafike Shqiptare

BRUKSEL – BE avancon projektin e ri të rrjetit satelitor

BRUKSEL, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian nënshkroi sot një kontratë të re me një konsorcium kompanish hapësinore për të promovuar zbatimin e një projekti të ri të sistemit satelitor për të siguruar komunikime në të ardhmen.

Infrastruktura për ndërlidhje dhe siguri përmes satelitit (IRIS²) është krijuar për të siguruar që bizneset dhe qytetarët evropianë të kenë akses në lidhjet e internetit me shpejtësi të lartë.

Megjithatë, në ceremoninë e nënshkrimit me konsorciumin ”SpaceRise”, komisioneri i Bashkimit Evropian për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius nënvizoi interesat e mbrojtjes pas projektit.

“Jemi nën kërcënim”, tha ai, duke nënvizuar incidentet e fundit në detin Baltik, ku kabllot e internetit u dëmtuan dhe u prenë.

”Rusia po bllokon sinjalet tona të navigimit”, shtoi Kubilius.

“Jeta e ushtarëve do të varet nga lidhja e sigurt në kohë krize”, tha Kubilius duke shtuar se ”BE nuk mund të lejojë të jetë shumë e varur nga vendet ose kompanitë jashtë bllokut”./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version