Agjencia Telegrafike Shqiptare

Shkodra destinacion i turistëve të huaj këtë fundvit


TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Shkodra duket të jetë destinacioni i turistëve të huaj këtë fundvit, kjo edhe për shkak të diversitetit që bashkia ofron.

Pedonalja e Shkodrës, një nga atraksionet më të vlerësuara turistike, ku bashkohet e kaluara me të tashmen, është e mbushur plot me turistë të huaj këto mbrëmje dhjetori.

Ata e përshkruajnë Shkodrën si një qytet të mrekullueshëm, ndërsa qytetarët e saj mikpritës.

“Është vërtet shumë mirë, shumë këndshëm dhe duket shumë bukur. Shkodra është e mrekullueshme. Qytet i bukur, mikpritës e festiv. Të gjithë janë të sjellshëm, e duam këtë vend”, thotë një turiste e huaj.

“Njerëzit pa dyshim duhet të vijnë këtu, është fantastike, të gjithë janë me familjet e tyre këtu. Shihet që është bërë një punë e mrekullueshme në organizim”, thotë një tjetër.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version