Agjencia Telegrafike Shqiptare

Trajnim me moshën e tretë mbi sigurinë kibernetike

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Në vijim të angazhimit për ndërgjegjësimin mbi sigurinë kibernetike, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një trajnim për grupmoshën e tretë në Qendrën Komunitare “Gonxhe Bojaxhi” në Tiranë.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me bazat e sigurisë online dhe të mësojnë si të mbrohen nga mashtrimet që shpesh shfaqen përmes mesazheve në telefonat e tyre.
Ky aktivitet u shoqërua me diskutime dhe shembuj praktikë, duke ndihmuar pjesëmarrësit të ndihen më të sigurt dhe më të përgatitur për të përballuar rreziqet e përditshme në botën digjitale.
Projekti, i cili përfshin ndërgjegjësimin për grupe të ndryshme të shoqërisë, do të shtrihet edhe përgjatë vitit 2025.
Përmes aktiviteteve të dedikuara, synojmë të promovojmë sigurinë kibernetike për çdo moshë dhe kategori, duke ndërtuar një shoqëri më të informuar dhe të mbrojtur në hapësirën digjitale.
/k.s/a.f/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version