Agjencia Telegrafike Shqiptare

Maqedonci pret me ceremoni zyrtare homologun e Letonisë

PRISHTINË, 12 dhjetor/ATSH/ Me ceremoni zyrtare e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, është pritur ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Andris Spruds nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri Maqedonci dhe holomogu i tij Spruds nga Letonia janë duke zhvilluar takim.Pas takimit nuk do të ketë deklarime për media.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version