Agjencia Telegrafike Shqiptare

Dosja “Partizani”, GJKKO lë në “arrest shtëpie” Jamarbër Malltezin

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë.

Ndryshe nga ish-kryeministri Sali Berisha, gjyqtarja Flojera Davidhi nuk pranoi kërkesën e Malltezit për t’i shuar këtij të fundit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Dhëndri i Berishës, Jamabër Malltezi ndodhet në “arrest shtëpie” që prej nëntorit të vitit të kaluar.

Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me ndërtimet në ish-kompleksin sportiv “Partizani”.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version